Edin Dzeko i dërgoi në delir bashkëlojtarët dhe tifozët e Romës me golin e shënuar në sekondat e fundit kundër Bolognas.
Rezultati ishte i barabartë (1-1) në minutat shtesë kur sulmuesi boshnjak pranoi një harkim nga Lorenzo Pellegrini dhe ua siguroi tri pikë Giallorossëve.
Natyrisht që festa në kampin e tij ishte e jashtëzakonshme, por atmosferë të ngjashme kishte edhe në shtëpinë e lojtarit.
Gruaja e tij, Amra, së bashku me fëmijët e kanë ndjekur ndeshjen përmes televizorit dhe kur 33-vjeçari shënoi, atmosfera ishte mbresëlënëse.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video nga gëzimi i fëmijëve të Dzekos dhe gruas së tij, modeles së njohur boshnjake. /Telegrafi/
https://youtu.be/4tzOwnWl0tI