Site icon Telegrafi

Me golin e bukur të Giroud, Chelsea e fiton takimin e parë me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve

Chelsea e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0 në përballjen e parë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

The Blues nuk e filluan mirë takimin, pasi Mason Mount u ndëshkua me kartonë të verdhë dhe kështu do t’i mungojë skuadrës në përballjen e dytë.

Atletico Madrid sa nuk shënoi nga një gabim i Eduard Mendyt në minutën e dhjetë, me portierin që nuk u kuptua me fazën defanzive.

Thomas Lemar (14’) kishte më pas një gjuajtje të mirë nga një pasim i Luis Suarezit, por topi shkoi pranë shtyllës së majtë.

Chelsea më pas u këndell duke krijuar disa shanse me anë të Mason Mount, Callum Hudson-Odoit e Timo Werner, por u mungoi efikasiteti.

45 minutat e dytë ishin me një intensitet edhe më të lartë, me blutë që sërish kishin iniciativën.

Ishte minuta e 71-të e takimit dhe më kryesorja kur Olivier Giroud shënoi një gol spektakloar me gërshërë.

Chelsea lëshoi edhe një tjetër mundësi të artë me Wernerin, që nuk arriti të shënonte vetëm përballë Jan Oblakut.

Kujtojmë se skuadra nga veriu i Londrës në takimin e dytë që zhvillohet në muajin mars do të jetë pa Mason Mount e Jorginho, që janë ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Por, natyrisht se ky gol i Chelseat si mysafir i Atleticos ka një përparësi të madhe dhe Thomas Tuchel do të shpresojë që të kalojë në çerekfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version