Telegrafi

Goli me të cilin Kosova U-21 pësoi nga Irlanda (Video)

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 e ka zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare në arenën ndërkombëtare, duke luajtur ndaj Irlandës në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2019’.

Në takimin e zhvilluar në Dublin, Kosova humbi me rezultat 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Olamide Shodipo në minutën e 56-të.

Pas kësaj humbjeje, Kosova është zhvendosur menjëherë në fund të Grupit 5.

Në këtë grup bëjnë gara edhe Norvegjia, Gjermania, Izraeli dhe Azerbajxhani. /Telegrafi/