Telegrafi

Goli i shumëpërfolur i Ferizajt ndaj Dukagjinit që ia siguroi barazhin

Ferizaj ka arritur të sigurojë barazhin, aty ku e pret Liria, pas fitores 2-1 ndaj Dukagjinit në kuadër të xhiros së fundit të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Por, ky takim ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, pasi kishte shumë zhagitje në ndeshje, derisa u dhanë edhe 17 minuta lojë shtesë.

Goli që ka ngjallur reagime në rrjetet sociale është ai në minutën e 105-të, ku u pa një reagim i dobët prej anës së tij.

Lexo po ashtu Ferizaj siguron barazhin, ndërsa Dukagjini do luajë në Evropë

Astrit Fazliu e goditi topin me kokë, e portieri i Dukagjini Altik Muhaxhiri, bëri një gabim qesharak duke mos arritur që ta dëbonte topin, që përfundoi në rrjetën e portës së tij.

Pamjet më poshtë tregojnë momentin që e vendosi fatin e Ferizajt, ku do të luajnë në barazh me Lirinë, për të vendosur më pas se kush do të luajë në elitën e futbollit kosovar në sezonin e ri. /Telegrafi/