Telegrafi

Goli i shënuar si mysafir pritet të mos jetë më i vlefshëm se sa i vendasve

Gol teknologjia (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

UEFA po rishqyrton formatin e tanishëm të garave të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kombeve.

Federata Evropiane e Futbollit po mendon që të shfuqizoj rregulloren se goli si mysafirë vlen më shumë se si vendas.

Aktualisht, nëse një ndeshje përfundon me rezultat 2-1 për vendasit dhe në takimin e radhës ata humbasin me rezultat 3-2, automatikisht kualifikohen në fazën e mëtejme të garave.

Gol teknologjia (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)

Por, bazuar në reagimet e qëndrueshme të disa prej trajnerëve kryesor, organi qeverisës i futbollit evropian mund të jetë gati që të heq këtë rregull.

Propozimit të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeones ju bashkuan shumë homolog argjentinasit duke përfshirë Ancelottin (Napoli) dhe Tuchel (PSG).

Lexo po ashtu Armand Duka anëtar i Komitetit Ekzekutiv, Ceferin rizgjidhet president i UEFA-s

Sipas revistës gjermane “Kicker”, UEFA po konsideron eliminimin e rregullit të golave, gjë që mund të përputhet me qëndrimin e marrë nga menaxherët dhe lojtarët.

Ndryshe, sot Armando Duka është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv gjersa Aleksander Ceferin u rizgjedh president i UEFA-s. /Telegrafi/