Telegrafi

Goli i Ronaldos ishte i bukur, por asistimi i Fernandes ishte tjetër nivel

Pjesa e parë mes Atalantas dhe Manchester United është mbyllur baras 1-1.

Ndeshja shumë e bukur po del të jetë kjo mes Atalantas dhe Manchester Unitedit.

Ishin fillimisht italianët që shënuan të parët pas një aksioni të bukur nga e majtë, ku Duvan Zapata gjeti bukur në kufijtë e zonës Josip Ilicic i cili shënoi për 1-0.

Pas goli rastet nga të dyja anët nuk munguan, por gola nuk kishte

Kur filloi minuta e parë e lojës shesë, Manchester United barazoi rezultatin.

Bruno Fernandes me një pasim magjik gjeti Cristiano Ronaldon i cili nuk mund të gabonte nga një pozitë e tillë për 1-1.

Goli ishte i bukur, por asistimi ishte edhe më i bukur.

Në pjesën e dytë na pret një super ndeshjes, pasi skuadrat po luajnë hapur pa kalkulime. /Telegrafi/