Paul Pogba e ka dërguar në epërsi Manchester Unitedin në përballje me Leicesterin.
Ishte minuta e dytë kur vendasit fituan penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë nga lojtarët e Leicester.
Pas një minute nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Paul Pogba.
Ky është goli i parë në Ligën Premier për edicionin 2018/2019.
Francezi nuk festoi duke iu dhënë më shumë zjarr fjalëve se ai do të largohet nga klubi.
Pas tij qëndron Barcelona që ka bërë disa oferta për lojtarin. /Telegrafi/
https://twitter.com/Nikorgoroth/status/1027994289069019137