Telegrafi

Goli i Pajtim Kasamit në ndeshjen ndaj Sionit

(Foto: Instagram/pajtimkasami)

Baseli ka luajtur baras (2-2) kundër Sionit në ndeshjen e xhiros së 19-të në Superligën e Zvicrës.

Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, mirëpo mysafirët u kthyen në gjysmën e dytë për ta barazuar rezultatin.

Në këtë takim në shënjestër ishte edhe mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, i cili e realizoi golin e dytë të nikoqirëve.

28-vjeçari pranoi një asistim në zonë nga Raoul Petretta dhe goditi me të parën me të majtën, ashtu që topi u ndal në rrjetë.

Në gjysmën e dytë në këtë takim për Baselin luajti edhe anësori i Kosovës, Edon Zhegrova, si edhe Albian Hajdari, i cili është i huazuar nga Juventusi.   /Telegrafi/