Liverpooli është duke udhëhequr 1-0 ndaj Tottenham Hotspurit në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Wanda Metropolitano.
Mohamed Salah i kaloi ‘The Reds’ në epërsi qysh në minutën e dytë, pasi Moussa Sissoko preku topin me dorë në zonën e rreptësisë.
Ylli egjiptian ka arritur me këtë gol që të futet në histori të Ligës së Kampionëve, duke e shënuar golin e dytë më të shpejtë, pas Paolo Maldinit.
Liverpool have now been awarded five penalties in this season's Champions League, no team has been awarded more.
They make the perfect start in Madrid. 🔴#UCLFinal pic.twitter.com/xyogTmvQu4
— Squawka (@Squawka) June 1, 2019
Gjithashtu, Salah është bërë lojtari i parë egjiptian që shënon gol në finalen e Ligës së kampionëve, ndërsa është bërë afrikani i pestë.
Para egjiptianit kanë shënuar Rabah Madjer, Samuel Eto’o, Didier Drogba dhe Sadio Mane.
Liverpooli po ashtu ka thyer edhe një rekord personal, pasi që ka kaluar në epërsi në finale gjë që nuk e kishte bërë që nga viti 1984. /Telegrafi/
🔴 The first time Liverpool have been in front in a final since 1984.
Who's scoring next?#UCLfinal pic.twitter.com/ST10kdPu9t
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 1, 2019
5 – Mohamed Salah is the fifth different African player to score in a Champions League/European Cup final after Rabah Madjer, Samuel Eto'o, Didier Drogba and Sadio Mane. Famous. #UCLFinal pic.twitter.com/k07Ib9sBHV
— OptaJoe (@OptaJoe) June 1, 2019