Guimaraes dhe Arsenali i kanë ndarë pikët në kuadër të Ligës së Evropës, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Skuadra vendase i shkaktoi shumë probleme Topçinjëve qysh në minutat e parë të ndeshjes, duke e rrezikuar disa herë portën e tyre.
The Gunners duket se e kishin nënvlerësuar Guimaraesin, derisa pjesa e parë përfundoi pa gola.
Në 45 minutëshin e dytë, Arsenali filloi ta merrte ndeshjen më me seriozitet dhe filluan të krijonin lojë më të rrjedhshme.
Shkodran Mustafi ishte heroi i kësaj ndeshje, pasi e shënoi golin e epërsisë në minutën e 81-të, pas një harkimi të bukur nga Nicolas Pepe.
Kur u mendua se skuadra e Unai Emerys po i merrte tri pik, vendasit e barazun rezultatin në 1-1 me anë të Bruno Duartes (90’+3).
Arsenali është lider i Grupit F me dhjetë pikë, të ndjekur pas nga Eintracht Frankfurti me gjashtë, Standard Liege me tri dhe Guimaraes me një. /Telegrafi/
https://twitter.com/Goonernatic/status/1192132055590531073