Shkëlzen Gashi ka qenë fantastik në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij Colorado Rapids.
Sulmuesi shqiptar ishte titullar si gjithnjë në derbin mes LA Galaxy dhe Colorado Rapids ku ndeshja përfundoi në barazim 1:1.
Ishin vendasit që kaluan në epërsi të parët, por një gol i Shkëlzen Gashit barazoi gjithçka duke marrë një pikë të artë Colorado.
E goli i lojtarit nga Klina u shpall më i miri i javës në kampionatin amerikan.
Gashi këtë edicion ka shkëlqyer me Coloradon dhe është në garë për titullin e kampionit në Amerikë. /Telegrafi/