Site icon Telegrafi

Goli i Mehës vlerësohet si më i miri për Konyasporin (Video)

Alban Meha është larguar nga skuadra turke Konyaspor për të vazhduar karrierën e tij në Arabi.

Por mesfushori shqiptar ka marrë një vlerësim të madh në fund të stinorit në skuadrën turke.

Mitrovicasi ka shënuar gola të rëndësishëm këtë edicion, mirëpo njëri nga ta është zgjedhur si më i miri i stinorit.

Goli ndaj gjigantit turk Galatasaray i shënuar nga gjuajtja e lirë është votuar nga tifozët e skuadrës si më i miri i stinorit 2015/16.

Në vitin e tij të parë në Turqi, Meha e mbylli kampionatin me katër golat ë shënuar dhe katër asistime. /Telegrafi/


Super Goal Alban Meha Konya 1-1 Galatasaray… by endrit-preniqi

Exit mobile version