Site icon Telegrafi

Goli i Luis Diaz ndaj Brazilit në stilin ‘biçikletë’ po çmend të gjithë

Mesfushori i Kolumbisë, Luis Diaz ka shënuar padyshim njërin nga golat më të mirë këtë vit, në përballje me Brazilin në kuadër të grupeve në Copa America.

Kombëtarja e Brazilit ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Kolumbisë në kuadër të fazës së grupeve në Copa America.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Roberto Firmino (78’) dhe Casemiro (90+) për Brazilin, ndërsa për Kolumbinë shënoi Luis Diaz (10’).

Lexo po ashtu Brazili fiton me vështirësi dramën ndaj Kolumbisë, kalon tutje në Copa America

Edhe përkundër fitores dhe kualifikimit të Brazilit në raundin tjetër, vëmendja është fituar nga tjetër kush.

Bëhet fjalë për mesfushorin kolumbian, Diaz, i cili me golin e tij të shënuar në minutën e 10-të ka çmendur të gjithë dhe po bën gjiron e botës.

Diaz mori një harkim perfekt nga Juan Cuadrado, ndërsa pa u menduar fare kërceu lartë dhe shënoi në stilin ‘biçikletë’. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version