Telegrafi

Goli i Lewandowskit thyen një rekord

Goli i Roberto Lewandowskit i shënuar në minutën e dytë është goli i dytë më i shpejtë i shënuar në Kampionatet Evropiane.

Polonia ka kaluar në epërsi kundër Portugalisë duke e hapur çerekfinalen me gol.

Ishte Lewandowski që shënoi pas 1 minutë e 40 sekonda.

Ky është goli i dytë më i shpejtë i shënuar në histori të Kampionateve Evropiane.

Goli më i shpejtë i takon Dmitri Kirichenko, që shënoi pas 68 sekondash lojë, në ndeshjen Greqi – Rusi në viti 2004. /Telegrafi/