Telegrafi

Goli i javës në futbollin kosovar vije nga vajzat e 2 Korrikut – Altrisa Gashi shënoi me gërshërë nga një pozitë pothuajse e pamundur

Futbolli vazhdon të jetë sporti më i ndjekur dhe më popullor në botë dhe kjo nuk ndryshon as në vendin tonë, ku djem dhe vajza dita e ditë po e luajnë më shumë këtë sport magjik.

Pikërisht në futbollin e vajzave, në Ligën U17, në ndeshjen mes Bazelit dhe 2 Korrikut u shënua një gol shumë i bukur, pothuajse i pamundur.

Në ndeshjen që 2 Korriku e fitoi 3-1 si mysafir ndaj Bazelit, Altrisa Gashi, shënoi një gol me gërshërë nga një top i kthyer.

Inteligjencë dhe ekzekutim perfekt nga Altrisa që u përgëzua nga shoqet e skuadrës, por edhe nga tifozët që ishin mbledhur në stadium.

Absolutisht një gol shumë i bukur që vështirë shihet edhe një futbollin e meshkujve.

2 Korriku që së fundmi ka krijuar edhe ekipin e femrave në Ligën U17, po ja del mjaftë mirë, pasi që ka tri fitore në aq ndeshje, ndërsa kanë shënuar edhe 28 gola.

Së bashku me Ferizajn ka nga 9 pikë dhe udhëheqin Grupin A të Ligës U17. /Telegrafi/