Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Benficas me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja nisi me një vonesë prej 15 minutash, për shkak se tifozët nuk arritën të futeshin me kohë brenda në stadium.
Në pjesën e parë Harry Kane kishte dy raste të mira të shënonte për Bayern Munich, por nuk ia doli.
Goli erdhi në mesin e pjesës së dytë, kur Jamal Musiala shënoi për 1-0 në minutën e 67-të.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe gjermanët morën fitoren e dytë në katër ndeshje.
Bayern Munich është i 17-ti me 6 pikë, ndërsa Benfica është e 19-ta po ashtu me 6 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore