Telegrafi

Goli i Messit shpëton Barcelonën

Barça ishte nën presion pasi që sulmuesi në formë të mirë i Real Madridit Gonzalo Higuain shënoi dy herë për të fituar 5-1 ndaj klubit të Tenerifes më herët.

Ekipi i Malagas u vë nën presion prej fillimit të ndeshjes në Nou Camp, pasi që Messi e Zlatan Ibrahimovic kishin dy raste të mira shënimi.

Pedro, i cili u paraqit në formacionin e parë në vend të Thierry Henrys, më në fund zhbllokoi kur në minutën e 68-të shënoi, por Valdo la pa tekst nikoqirët kur barazoi në minutën e 81.

Mesfushori spanjoll Xavi ndau në mbrojtjen e Malagas me një pasim të matur mirë për Daniel Alves i cili ia shërbej Messit për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje dhe të konfirmuar kreun e La Ligas për Barcelonën. /Telegrafi/