Site icon Telegrafi

Goli i Gabadinho Mhango nga rreth 40 metra ndaj Marokut është padyshim goli më i mirë deri tani në AFCON

Lojtari Gabadinho Mhango krijoi një moment magjie duke shënuar një supergol nga rreth 40 metra për Malawin në ndeshjen kundër Marokut në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Mhango hapi rezultatin në mënyrë absolutisht mahnitëse në ndeshjen e tyre në raundin e 16-të në AFCON.

Në minutën e shtatë, 29-vjeçari lëshoi ​​një goditje speciale nga distanca për të gjetur rrjetën.

Ai shënoi gol me një goditje të pabesueshme që e la portierin e Marokut, Bono, pa asnjë shans për ta pritur.

Ky gol i shënuar nga sulmuesi i Malavit po cilësohet si më i miri deri tani në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Megjithatë, goli nuk i ndihmoi kombëtares së tij, pasi në vazhdim pranuar dy gola duke humbur 2-1 dhe duke u eliminuar. /Telegrafi/

Exit mobile version