Marc – Andre ter Stegen ishte befasuar në udhëtimin e tij të fundit në Romë nga një gol prej gjysmë fushe të shënuar nga Alessandro Florenzi.
Por, portieri i Barcelonës thotë se tai tashmë e ka tejkaluar atë moment dhe si portieri i parë i Barcës, ka vetëbesimin e nevojshëm për t’i hyrë këtij dueli.
“Unë nuk kam ndryshuar pas atij goli. Gjëra të tilla janë të ralla”.
“Ndoshta goli më bëri pak më të fortë për shkak të asaj që ishte thënë për mua, por natyrisht se nuk ndryshoi lojën time”.
“Ndoshta tash jam mëi kujdesshëm nga gjuajtjet prej gjysmë fushës, por është pjesë e jetës, pjesë e futbollit”.
🔊 Ter Stegen: "We have a squad that covers every base at any given moment and that helps us when it comes to important matches" #RomaBarça pic.twitter.com/JgNBiTK8Mv
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 9, 2018
“Gëjrat ndodhin atëherë kur më së paku prisni, siç ishte ai gol i mrekullueshëm”, deklaroi Valverde.
Barcelona ka një përparësi prej 4-1 nga ndeshja e parë ndaj Romës që u zhvillua në Camp Nou. /Telegrafi/