Telegrafi

Goli i Fidan Alitit ndër më të mirët e javës në Suedi

Fidan Aliti ka vazhduar me formën e tij të mirë në futbollin suedez.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur që të realizoj edhe golin e parë në kampionat.

Kalmari i Alitit ishte nikoqir i Oatersunds dhe dy skuadrat në fund u desh të pajtohen me nga një pikë pasi ndeshja përfundoi baras 1-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, por me të filluar pjesa e dytë Kalmari barazoi rezultatin.

Ishte mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti që me një goditje të fuqishme jashtë zonës shënoi për 1-1.

Goli i Alitit është futur në sondazh për tu zgjedhur edhe si goli i javës në elitën e futbollit suedez.

Pas këtij barazimi Kalmari ndodhet në pozitën e 10 në tabelë ne tetë pikë pas shtatë ndeshjeve. /Telegrafi/