Site icon Telegrafi

Goli i dytë i Liverpoolit kundër Man Utd ishte ‘poezi në lëvizje’, Milner nuk mund ta besonte – reagimi i tij i tregon të gjitha

Goli i dytë i Liverpoolit në derbin kundër Manchester Unitedit mund të jetë goli më i mirë i skuadrës këtë sezon, me Mohamed Salah që përfundoi një lëvizje super aksion në Anfield.

Reds kaluan në epërsi 1-0 brenda pesë minutave kur prapavija e lëkundur e Unitedit u shkatërrua nga një pasim i Sadio Mane në vijë.

Ai gjeti Salah të pozitë të pastër dhe egjiptiani asistoi për Luis Diaz, i cili përfundoi topin pas shpinës së portierit David De Gea.

Por nëse menduat se kjo lëvizje ishte e mirë, skuadra e Jurgen Klopp e përmirësoi lojën e tyre dhe bëri një lojë vërtet të pabesueshme për të dyfishuar epërsinë e tyre.

Lexo po ashtu Salah: Man Utd e bëri të lehtë fitoren e Liverpoolit

Duke ndërtuar nga mbrapa, Liverpooli ishte i durueshëm dhe e lëvizi topin me shpejtësi duke luajtur me “një apo dy prekje”.

Qendërmbrojtësi Joel Matip ishte i përfshirë shumë në ngritjen e aksionit dhe ishte pasimi i tij depërtues për Mane që hapi të gjithë hapësirën.

Ylli i Senegalit gjeti Salah me një pasim të këndshëm me “prekjen e parë” dhe numri 11 i Liverpoolit nuk do të humbiste kurrë atë rast.

Lëvizja ishte aq befasuese saqë shkaktoi mjaft befasi te bashkëlojtari i tij, James Milner.

Mesfushori anglez ishte në bankinë duke parë futbollin e bukur që po aplikohej dhe nuk mund të mos i vinte duart në fytyrë pas aksionit të jashtëzakonshëm.

Nuk mund ta fajësoni as për reagimin e tij. Ishin 10 lojtarë të përfshirë, përfshirë portierin Alisson Becker, dhe gjithsej 25 pasime para përfundimit të Salah.

 

Ishte vërtet poezi në lëvizje. Futbolli absolutisht elektrik i Liverpoolit, bëri që Reds ta turpërojnë Unitedin për herë të dytë këtë sezon.

Në ndeshjen e parë, Liverpooli kryesonte 4-0 në pjesën e parë në Old Trafford dhe ishte befasi që ata shtuan vetëm një gol tjetër në pjesën e dytë pas një paraqitje dominuese.

Në takimin e të martës mbrëma, Unitedi kishte vetëm 24 për qind posedim të topit dhe nuk pati asnjë goditje në portë në 45 minutat e para. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version