Telegrafi

Goli i çuditshëm i Sterlingut ndaj Brightonit po bën gjiron e botës

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka shënuar një gol të cuditshëm dhe interesant në përballjen e tyre ndaj Brightonit.

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Brigtoni ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

Golat në këtë fitore të thellë të Qytetarëve u shënuan nga Raheem Sterling (21’, 53’, 81’), Gabriel Jesus (44’) dhe Bernardo Silva (56’).

Lexo po ashtu Man City demolon Brightonin dhe vazhdon formën e mirë, Sterling shkëlqen me het-trik

Megjithatë, goli më interesant dhe më i çuditshëm njëkohësisht ka qenë ai i fundit i shënuar nga ylli anglez, Sterling.

Sterling në rrëzim e sipër, thuajse i shtrirë i gjithi, ka arritur ta godas topin me kokë dhe ta fus nën këmbët e portierit Mat Ryan.

Ky gol ka filluar të bëhet viral dhe po bënë gjiron e botës në cdo rrjet social. /Telegrafi/