Sheriff Tiraspol mundi Real Madridin me rezultat 2-1 në Santiago Bernabeu falë një goli të pabesueshëm të minutës së fundit të shënuar nga Sebastian Thill.
Skuadra moldave po luan në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori dhe bëri befasinë e madhe të martën në mbrëmje.
Ata fituan ndaj klubin më të trofeshëm të garës, 13 herë kampionët e Real Madridit me rezultat të ngushtë 2-1.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Benzema (65’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Jasur Jakhshibaev (25’) dhe Thill (90’).
Megjithatë, goli i fundit dhe i fitores për klubin moldav ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.
https://www.youtube.com/watch?v=I0bZisOKITA&ab_channel=SEDJamii
Thill shënoi një gol të çmendur nga distanca në minutën e fundit të ndeshjes, duke heshtur gjithë Bernabeun.
Mesfushori menjëherë hoqi fanellën e tij në festën e golit dhe bashkëlojtarët iu bashkuan në këtë festë të golit historik. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=t5h34sAML0w&ab_channel=AG7comps