Telegrafi

Goli i Bales ndaj Sevillas pjesë e historinë së La Ligas

Gareth Bale është bërë golashënuesi më i mirë britanik në La Ligë pas golit në fitoren 4-0 të Realit ndaj Sevillas të dielën.

Bale shënoi golin e tretë sonte dhe të 43-in në ligë në 76 paraqitje që nga transferimi i tij në vitin 2013 nga Tottenhami.

Me këtë gol, Bale kalon Gary Linekerin që kishte luajtur për Barcelonën prej 1986 dhe 1989.

Vlen të theksohet se ish-ylli i Tottenhamit ka qenë i përfshirë në 23 gola në La Liga në 18 ndeshje për Realin këtë sezon (14 gola dhe nëntë asistime).