Fitorja prej 3-0 ndaj Real Murcias ka ngritur një skenë një talent të ri te Barcelona dhe ai është Jose Arnaiz që shënoi gol mjaftë të bukur.
Paco Alcacer e hapi ndeshjen , ndërsa Gerard Deulofeu shënoi golin e dytë.
“Debutimi me ekipin e parë ishte një ëndërr që në moshë të hershme”.
“Jam shumë i lumtur që mu dha rasti të luaj, do ta kujtoj gjithmonë”, ka thënë lojtari pas debutimit.
Fjalë të mira për lojtarin kishte edhe trajneri Ernesto Valverde.
“Shpresoj që në të ardhmen do të na ndihmojë”.
“Ai është një lojtar tru, në pjesën e dytë kur kundërshtari u hap, ai tregoi vetën dhe gjeti pozicionin tij”.
“Kur ai e kap topin para portës, ai e di se çfarë të bëjë, unë mendoj se ky është hapi i tij i parë”, ka thënë Valverde.
Futja nga minuta e parë Arnaiz ishte një befasi nga Ernesto Valverde, por i dha mundësi lojtarit, dhe ai nuk e qoi dëm.
I ardhur nga Barcelona B në ekipin e parë, lojtari po tregon rritje në çdo ditë.
Goli i tij t’i kujton golat e David Villas, një goditje me prerje dhe lojërat shpërthyes.
Barcelona nga tani ka filluar të mendojë më shumë për aftësitë e tij.
Lojtari është 22 vjeç dhe është blerë vitin e shkuar nga Zaragoza. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bQ0ryhJ9vJY&feature=youtu.be