Telegrafi

Goli i Adnan Januzajt ia dhuron tri pikë Real Sociedadit

Real Sociedad ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos me rezultat 2-1.

Anësori shqiptar Adnan Januzaj ka gjetur golin në këtë duel ndaj Celtas.

Reprezentuesi i Belgjikës, ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për Sociedadin kundër Celta Vigos (2-1).

Januzaj ka shënuar në minutën e 39-të nga pika e bardh e penalltisë.

Ai luajti vetëm 45 minuta në këtë ndeshje, duke u zëvendësuar në pjesën e dytë.

Real Sociedad mban vendin e pestë në La Liga me 50 pikë. /Telegrafi/