Telegrafi

Golfi fluturon në ajër, përfundon “mbi disa vetura të parkuara” – pas përplasjes me një veturë tjetër në një kryqëzim në Angli

Ky është momenti drithërues kur një shofer që ishte duke ecur me shpejtësi nëpër një kryqëzim, duke “i prerë” rrugën një automjeti tjetër dhe përfundon duke u rrotulluar tek disa makina të parkuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë ngjarjen e ndodhur në Bradford, West Yorkshire në Angli.

Siç thuhet më tej, vetura VW Golf i bardhë rrotullohet pasi ishte futur në një rrugë me një drejtim dhe përplaset me një veturë tjetër.

Për fatin e tij në këtë fatkeqësi, pasagjeri i VW Golf shfaqet duke dalë nga makina e dëmtuar rëndë dhe duke ecur në një distancë të shkurtër drejt drejtuesit të makinës me të cilën u përplas në kryqëzim.

Pamjet e filmuara ndërpriten kur pasagjeri dhe ai që duket të jetë shoferi i Golfit të kthehen në automjetin e tyre. /Telegrafi/