Në rrjetet sociale është publikuar një fotografi, që e tregon një Golf që e tërheq plugun për të lëruar.
Në bazë të targave të veturës së bardhë, mund të thuhet se ky rast ka ndodhur diku në Bosnje, në shtetin me humor e ide “kreative”, transmeton Telegrafi.
Derisa shoferi e nget veturën, përpara qëndron i ulur një njeri për t’ia shtuar peshën, kurse pas shkon një burrë i cili e drejton pajisjen për lërim.
“Ky është një shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë”, është një koment. /Telegrafi/