Në një pistë të gjatë 400 metra që ndodhet në Gjermani, është zhvilluar gara mes tri supermakinave dhe një Golf 2.
Në makinën nga Vokswagen është vënë motori me 600 kuajfuqi, si dhe janë bërë disa modifikime për të qenë më e shpejtë, transmeton Telegrafi.
Shikoni në videon e postuar më poshtë, veturën e prodhuar para vitit 1992 teksa garon ndaras me një Audi R8 V10 Plus, Mercedes ML63 AMG dhe një Ford Focus ST.
Pos që del fitimtar në të gjitha rastet, ky Golf dëgjohet teksa lëshon tinguj të zhurmshëm dhe duke nxjerrë zjarr nga tubi i zbrazjes së gazrave. /Telegrafi/