Site icon Telegrafi

Golf 1 në ankand, i ka njëmijë kilometra të kaluara – është vozitur vetëm dy herë

Një Golf i serisë së parë në shpallje të shumta mund të gjendet për 350 euro. Por ndryshe po ndodh me një të prodhuar në vitin 1980, që i ka vetëm njëmijë kilometra të kaluara.

Ai është nxjerr në ankand nga “Silverstone Auctions” dhe është interesant se blerësi i parë tashmë kishte pasur një veturë të tillë, e këtë e kishte marrë si rezervë, transmeton Telegrafi.

Sipas tij Golfi është dëshmuar si një veturë e besueshme dhe fantastike, dhe “rezerva” ka qëndruar në garazh duke i mbijetuar edhe 2020-së dhe vetëm dy herë është vozitur.

Për herë të parë është regjistruar në vitin 1999, ndërsa sa do të shitet ky model i shumëpërfolur mbetet të shihet nga të interesuarit dhe apasionuarit e kësaj marke. /Telegrafi/

Exit mobile version