Telegrafi

Goleadë në ndeshjen Gjermani-Suedi (Video)

Miroslav Klose e hapi takimin në minutën e tetë, ndërsa e dyfishoi epërsinë në të pesëmbëdhjetën.

Per Mertesacker u përkujdes për rezultatin e pjesës së parë duke shënuar golin e tretë të vendasve (39’).

Gjermanët shënuan prapë në gjysmën e dytë, ndërsa realizues ishte mesfushori Mesut Oezil (56’).

Mirëpo, përkundër disavantazhit prej katër golash, mysafirët nuk u dorëzuan.

Me golat e Zlatan Ibrahimovic (62’), Lustig (64’) dhe Johan Elmander (76’), ata e dramatizuan fundin e takimit.

Dhe në fund, Rasmus Elm u përkujdes që suedezët të largoheshin kokëlartë nga Olympiastadion në Berlin. /Telegrafi/