Takimi në të cilin u shënuan më së shumti gola të martën mbrëma në kuadër të fazës grupore, ishte ai ndërmjet FC Zurich dhe Real Madrid, që përfundoi me fitoren e Los Blancos me rezultat prej 5-2.
(Nga e majta) Drenthe, Albiol, Ronaldo dhe Pepe festojnë golin. Foto: Reuters
Serinë e golave e filloi transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, i cili me një goditje nga gjuajta e lirë, i kaloi mysafirët në epërsi (27’).
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve, Raul Gonzalez, dyfishoi epërsinë e Mbretërve (34’).
Ronaldo dhe Raul i gëzohen golit. Foto: Reuters
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Gonzalo Higuan, shënoi edhe golin e tretë të Mbretërve duke e çuar skuadrën në pushim me epërsi prej tre golave.
Në pjesën e dytë, vendasit u kthyen në lojë. Margairaz shënoi nga pika e bardhë (64’), ndërsa një minutë pas Aegerte ngushtoi epërsinë në 3-2.
Xavier Margairaz duke mposhtur portierin Casillas. Foto: Reuters
Megjithatë, fuqia e Los Merengues u tregua sërish nëpërmjet portugezit Ronaldo, i cili sërish nga gjuajtja e lirë shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Realin (89’).
Rezultatin përfundimtar në ndeshje e vendosi Jose Maria Guti, i cili në minutat shtesë shënoi edhe golin e pestë për mysafirët.
Gonzalo Higuain në një përballje me Alain Rochat. Foto: AP