Telegrafi

Goleada e Topçinjve

Theo Walcott pranoi një top nga Podolski dhe e zhbllokoi rezultatin duke shënuar në stilin e Theirry Henry (20’).

Në fund të pjesës së parë (43’), Demba Ba paralajmëroi se mysafirët nuk kishin ardhur për t’u mbrojtur, duke shënuar me ndihmën e Jack Wilshere.

Në minutat e para të gjysmës së dytë (51’), Alex Oxlade-Chamberlain shënoi golin e parë sezonal në Ligën Premier. Asistimi ishte i Santi Cazorla.

Newcastle barazoi për të dytën herë, ndërsa realizues ishte Sylvain Marveaux (59’).

Lukas Podolski riktheu avantazhin e Topçinjve (64’), por Demba Ba ishte aty për të barazuar sërish (69’).

Theo Walcott me golin e dytë personal riktheu avantazhin (73’), ndërsa Olivier Giroud shënoi dy gola të shpejtë për të mos lejuar befasi (85’ dhe 87’), derisa në të dyja rastet asistoi Walcot.

Se kjo ishte mbrëmja e Theo Walcott dëshmoi edhe goli i tij i tretë dhe kompletimi i het-trikut që erdhi si qershia mbi tortë në këtë takim.

Kjo fitore e pozicionon Arsenalin në vend të pestë, me dy pikë më pak se Chelsea që ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Topçinjtë. /Telegrafi/