Site icon Telegrafi

Goldstein nga Kërçova: Duhet të tejkalohen interesat e ngushta partriake për të mirën e vendit dhe të rinjve

Zv. ambasadori i OSBE-së, Jeff Goldstein, e ka vizituar sot komunën e Kërçovës ku është takuar me Kryetarin e Këshillit rinor lokal dhe me përfaqëseus të gjimnazit ”Mirko Mileski” dhe ”drita”, përcjell Telegrafi Maqedoni.]

Sipas AIM-së, Goldstein është interesuar për marrëdhëniet ndëretnike në këtë komunë duke patur parasysh se këtu jetojnë qytetarë të etnive të ndryshme. Të rinjtë e informuan përfaqësuesin e OSBE-së se në Kërçovë nuk ka probleme ndëretnike, edhe pse nëpër shkolla të mesme mësojnë shqiptarë, maqedonas, turq, rom, etj.

I pyetur për situatën politike në vend, Godlstein tha se sekretari i përgjithshëm i OSBE-së ka përçuar porosinë e qartë se duhet të tejkalohen interesat e ngushta partiake për të mirën e të gjithëve, e posaçërisht të të rinjve./Telegrafi/

Exit mobile version