Site icon Telegrafi

Goldman Sachs: Brazili është një katrahurë

“Brazili është një katrahurë”thekson Goldman Sachs në vlerësimin e fundit për ekonominë e vendit.

Banka ndër të tjera, nënvizon se Brazili do të përkeqësohet përpara se të rimarrë veten, çka do të thotë se gjërat nuk duket se do të shkojnë aspak mirë për një ndër vendet që dikur njihte rritjen më të shpejtë ekonomike në nivel global. Ekspertët theksojnë se vendi ka hyrë tashmë në depresionin më të thellë një shekulli. “Numri dhjetë dikur i referohej Pelesë, sot i referohet normës së inflacionit, normës së papunësisë dhe normës së popullaritetit të Presidentes”- nënvizojnë analistët e bankës.

Zyra e shtypit e Presidentes së Brazilit refuzoi të komentonte mbi deklaratat e Goldman Sachs. Dilma Rousseff është përfshirë prej kohësh tashmë nga një mega-skandal korrupsioni dhe mashtrimi, duke u kthyer në presidenten më të papëlqyer nga populli në të gjithë historinë e vendit. Ndër të tjera, strategjia e opozitës për të përballur kryetaren me ligjin e impeachment, ç`ka e zbret atë nga pushteti, duket se nuk po jep asnjë rezultat.

Inflacioni në mbi 10 për qind ka zbehur ndjeshëm fuqinë blerëse, ndërkohë që fundosja e ekonomisë po tkurr me hapa të frikshëm vendet e punës. Kriza ekonomike po reflektohet masivisht edhe në tregjet financiare. Reali brazilian është valuta që ka shënuar edhe performancën më të dobët mes valutave kryesore gjatë 12 muajve të fundit. Në projeksionin e fundit mbi ekonominë globale, Fondi Monetar Ndërkombëtar vinte theksin pikërisht te Brazili si lokomotiva e ngadalësimit. /Telegrafi/

Exit mobile version