Site icon Telegrafi

Goldman Sachs: 2015 vit famëkeq

Viti 2015, ka qenë famëkeq për çmimet e lëndëve të para. Një ngadalësim në Kinë, që goditi eksportet e lëndëve të para nga Australia dhe përtej, ka përkeqësuar teprinë e ofertës në kategoritë kryesore.

Banka amerikane Goldman Sachs, mendon se presioni ka gjasa të vazhdojë për 12 muajt e ardhshëm. “Ne i kemi parashikuar çmimet e dobëta të lëndëve të para që prej rënies së kaluar, megjithatë, magnituda e kësaj rënieje i ka tejkaluar parashikimet tona”, tha banka e investimeve.

Institucioni shton se rregullimet e ofertës për të shkurtuar prodhimin janë ende të pamjaftueshme. Ekziston shpresë në horizont për një rimëkëmbje në ciklin e biznesit global që fillon herët gjatë 2016-ës, dhe që ka gjasa të nxisë kthime më të mëdha nga lëndët e para.

Goldman Sachs po e mban perspektivën për naftën bruto amerikane në 45 dollarë për fuçi ndërsa për naftën Brent të Londrës në 50$ në 2016-ën, kjo për shkak të mbi-ofertës. Institucioni parashikon që ari të qëndrojë në 1,100 dollarë për onz për tremuajt që vijnë, 1,050 dollarë për 6 muajt e tjerë dhe 1,000 dollarë për 12 muajt. Çmimi i bakrit pritet të bjerë në 4,800 dollarë për ton në fund të 2015-ës dhe në 4,500 dollarë në fund të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version