Telegrafi

Golden State Warriors pëson humbje të papritur kundër Charlotte Hornets (Video)

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur me një diferencë prej 11 pikëve.

“Luftëtarët” nuk arritën të ndjekin ritmin e basketbollistëve të Charlotte Hornets, e cila arriti të rrëmbej fitoren në saje të rezultatit 111-100.

Njëzet minutshi i parë ishte i barabartë ndërsa diferenca u krijua në njëzet minutshin e dytë të takimit.

Dwight Howard ishte basketbollisti më efikas duke realizuar ‘double-double’ në saje të 29 pikëve dhe 13 kërcimeve.

Kevin Durant dhe Klay Thompson ishin fantastik në këtë takim, por që nuk mjaftuan për t’i ikur humbjes.

Durant arriti të realizoi 27 pikë ndërsa Thompson shtoi 24 sosh në ndeshjen e 36 kampionale.

Pas kësaj, Warriors kanë bilanc prej 28 fitoreve dhe tetë humbjeve ndërsa Hornets ka 13 triumfe dhe 22 pësime. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Washington 121-103 Houston

Toronto 111-98 Atlanta

Oklahoma City 95-97 Milwaukee

Miami 87-111 Brooklyn

New Orleans 120-128 Dallas

Chicago 119-107 Indiana

Sacramento 101-111 Phoenix

L.A. Lakers 106-121 LA Clippers