Basketbollistët e Golden State Warriors u afruan një hap më afër fitimit të titullit të NBA-së, pasi kaluan në epërsi në finalen e madhe kundër Bostonit me rezultat 3-2 në seri.
‘Luftëtarët’ shfrytëzuan fushën vendase në ndeshjen e pestë dhe fituan me rezultat 104:94, ku tash u mjafton vetëm një fitore për të marr titullin.
Andrew Wiggins snatched 13 boards and dropped 26 points in Game 5 leading the @warriors to the win and a 3-2 series lead in the #NBAFinals presented by @YouTubeTV!
Wiggins: 26 PTS, 13 REB, 2 STL
Thompson: 21 PTS, 2 STL, 5 3PM
Curry: 16 PTS, 8 ASTGame 6: Thu. 9pm/et on ABC pic.twitter.com/MZfaFnWFmt
— NBA (@NBA) June 14, 2022
Steph Curry nuk ishte në nivelin e tij kur bëhej fjalë për gjuajtjet nga distanca, pasi humbi të nëntë tre pikëshit e gjuajtur dhe shënoi vetëm 16 pikë.
Kjo nuk i pengoi vendasit ta marrin fitore, pasi në formë ishin Andreë Wiggins (26 pikë) dhe Klay Thompson (21 pikë).
Nga ana tjetër te Boston në nivelin e tij ishte vetëm Jayson Tatum që e mbylli ndeshjen me 27 pikë dhe 10 kërcime, por kjo nuk mjaftoi.
Bostoni do të presë ndeshjen e radhës, e cila do të luhet natën e së enjtes dhe të premte.
Nëse Golden State fiton do të bëhet kampion dhe nëse Bostoni triumfon do të luhet një kryevepër në natën nga e hëna në të martë./Telegrafi/