Derbi i mbrëmjes së shtunë në NBA është zhvilluar në Okland mes Golden State Warriors dhe Oklahoma City Thunder.
Kampioni në fuqi i NBA ka shënuar fitore të lehtë me 32 pikë epërsi 112-80.
Në dy periodat e para dy skuadrat luanin një ndeshje të fortë dhe rezultati ishte i ngushtë por që në pushim Golden State shkoi me shtatë pikë diferencë 52-45.
Çereku i tretë ishte vendimtar për fitoren e Warriors të cilët ishin të pandalshëm.
Kevin Durant ishte i pandalshëm kundër ish skuadrës së tij ku shënoi 28 pikë dhe shtoi pesë kërcime.
Steph Curry gjithashtu kishte një mbrëmje të mirë ku shënoi 21 pikë, ndërsa Nicky Young shtoi 16 të tjera nga banka rezervë.
Tek mysafirët në këtë takim dështoi Paul George me vetëm pesë pikë, ndërsa më efikasi ishte Russell Westbrook me 15 pikë, shtatë asistime dhe 12 kërcime.
Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore ku kësaj radhe kanë mposhtur Sacramento Kings me rezultat 113-108.
Kings ishin në epërsi të vazhdueshme deri në çerekun e tretë ku më e larta ishte 10 pikë.
Por Lakers në fund u rikthyen për ta fituar takimin e dytë radhazi.
Caldwell – Pope ishte më efikasi tek Lakers me 34 pikë e shtatë kërcime, ndërsa u ndihmua edhe nga Isiah Thomas që shtoi 17 të tjera dhe Brandom Ingram me 13 pikë.
Hield shtoi 21 pikë për vendasit dhe qendra Cauley – Stein 18 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore.
Fitorja e Lakers i ka shtuar gjasat skuadrës së Luke Walton për ‘Play Off’, pasi tani zënë pozitën e 11 në Konferencën e Perëndimit me 25 fitore dhe 34 disfata. /Telegrafi/
Rezultatet:
Philadelphia 76ers – Orlando Magic 116 – 105
New York Knicks – Boston Celtics 112 – 121
Miami Heat – Memphis Grizzlies 115 – 89
https://www.youtube.com/watch?v=_rjlSKovgVo
Golden State Warriors – Oklahoma City Thunder 112 – 80
Phoenix Suns – Portland Trail Blazers 104 – 106
https://www.youtube.com/watch?v=yxBTDL3LrUo
Minnesota Timberwolves – Chicago Bulls 122 – 104
https://www.youtube.com/watch?v=ecRzKdPdONo
Sacramento Kings – LA Lakers 108 – 113