Telegrafi

Golden State transferon Nick Young, tjetër ekspert për tri pikë

Golden State Warriors nuk po ndalet me përforcime.

Teksa klubet tjera të NBA kanë bërë përforcime me emra të mëdhenj, Golden State po i mpreh edhe më shumë kapacitetet e veta ofensive.

Duke parë se sulmi është arma e tyre më e fortë, Steve Kerr ka kërkuar edhe një tjetër ekspert për tri pikë.

Kështu, Golden State ka siguruar shërbimet e Nick Young, yllit të ri i cili ka luajtur sezonin e kaluar për Los Angeles Lakers.

Young i përshtatet shumë profilit të Golden State sepse është lojtar tipik për ekipin nga Oracle.

Nick Young po ashtu llogaritet edhe si yll i shoubizit për shkak të lidhjes që pati me Iggy Azalea. /Telegrafi/