Telegrafi

Golden State thyen rekordin e Chicago Bulls (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Golden State Warriors ka mposhtur Oklahoma City Thunder me rezultat 121:106 dhe kështu ka arritur numrin rekord të fitoreve radhazi si vendas, përkatësisht 44 sosh.

Me këtë rast, Warriors ka thyer edhe rekordin e vendosur nga Chicago Bulls i kohës së Michael Jordan, i cili kishte 44 fitore rresht nga 30 prill 1995 deri më 4 prill të vitit 1996, transmeton Telegrafi.

Kampionët në fuqi erdhën deri tek fitorja e 55-të të sezonit në saje të Stephen Curryt, i cili ka regjistruar 33 pikë, ndërsa Klay Thompson shtoi 21. Harrison Barnes përfundoi takimin me 14 pikë të shënuara.

Nga ana tjetër, Kevin Durant ka regjistruar ‘double-double’ me 32 pikë, dhjetë kërcime dhe nëntë asistime, Russell Westbrook kishte 22 pikë, shtatë asistime dhe gjashtë kërcime, ndërsa Serge Ibaka 20 pikë dhe gjashtë kërcime.

Pas kësaj fitoreje, kampioni aktual i NBA-së ka bilanc prej 55 fitoreve dhe 5 humbjeve, ndërsa Oklahoma ka 42 fitore dhe 20 humbje. /Telegrafi/

Rezultatet:
Miami Heat – Phoenix Suns 108: 92
New Orleans Pelicans – San Antonio Spurs 86:94
Dallas Mavericks – Sacramento Kings 101: 104