Golden State Warriors nuk pati punë aspak të lehtë ndaj Dallas Mavericks në Oracle Arena, ku u shënua fitorja e radhës me rezultat 99-108.
Në këtë duel rezultati ishte i ngushtë deri në çerekun e tretë, kur Golden State bënë kapërcimin e parë të madh në rezultat.
Më i miri ishte Kevin Durant me 19 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime, i përcjellë nga Klay Thompson me 29 ikë.
Curry shtoi 14 pikë e katër asistime në kuadër të statistikave të tij, teksa Barnes shkëlqeu për Mavericks bashkë me Noëitzkin, ku realizuan 25 respektivisht 11 pikë.
Golden State mbetet lider në konferencën e perëndimit në NBA, me vetëm një fitore më shumë se sa San Antonio Spurs që mposhti Portlandin pas një dueli shumë të vështirë në AT&T Center. /Telegrafi/