Site icon Telegrafi

Golden State të papërmbajtshëm në New York, Toronto me startin më të mirë në histori

Golden State Warriors ishin të papërmbajtshëm në udhëtimin që u mendua të jetë i vështirë në Madisson Square Garden të New Yorkut, por që rezultaoi me fitor 128-100.

Knicks ishin nikoqirët e Golden State, të cilët kishin epërsinë pas tri fraksioneve të lojës.

Por, në çerekun e dytë diferenca shkoi në 30 pikë, falë paraqitjes së Kevin Durant ku ai shënoi 25 pikë vetëm në çerekun e katërt, nga 47 sa i realizoi ekipi i tij në këtë periudhë të lojës për të vulosur fitoren.

Durant regjistroi 41 pikë me nëntë kërcime e pesë asistime, kurse Draymond Green shtoi 18 pikë, e Stephen Curry shtoi 29 pikë.

Te Knicks konstant ishte Tim Hardaway me 24 pikë dhe Ntilikina shtoi 17 pikë të tjera.

Toronto Raptors ishin të pandalshëm sërish, e as Dallasi nuk u bëri ballë kanadezëve në fitoren 116-107 që ishte fitorja e gjashtë rresht nga po aq ndeshje të zhvilluara e që përbën startin më të mirë në histori të klubit.

Pa ndonjë befasi shkëlqeu Kawhi Leonard me 21 pikë, nëntë kërcime, pesë asistime dhe tri topa të vjedhur, kurse Lowry shtoi 20 pikë e 12 asistime.

Te Dallasi shkëlqeu slloveni Luka Doncic me 22 pikë, i ndihmuar nga DeAndre Jordan me 18 pikë.

/Telegrafi/

Exit mobile version