Telegrafi

Golden State shkatërron Utan (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit, ku Golden State Warrios ka shënuar fitoren më të thellë të mbrëmjes.

Nën kampionët e NBA-së kanë shkatërruar Utah Jazzin duke e mposhtur me rezultat të thellë 104:74.

https://www.youtube.com/watch?v=84IIDHI2JKQ

Madje, në përfundim të pjesës së parë rezultati në semafor tregonte shifrat 55:33, transmeton Telegrafi.

Stephen Curry te ekipi fitues ishte basketbollisti më efikas me 25 pikë, ku shënoi edhe katër tre pikësha.

Kevin Durant shtoi 22, ndërsa Klay Thompson realizoi 17 pikë. Draymond Green përfundoi takimin me ‘double-double’ prej 15 pikësh dhe 11 kërcimeve.

Joe Johnson në radhët e Utah kishte 14 pikë, ndërsa Gober, Ingls dhe Lyles realizuan secili nga 11 pikë.

Pas kësaj, Golden State ka 25 fitore dhe katër humbje ndërsa Jazz ka bilanc prej 18 triumfeve dhe 11 humbjeve. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Philadelphia 93-108 New Orleans

Charlotte 117-113 LA Lakers

Miami 130-136 Orlando

New York 118-111 Indiana

Toronto 116-104 Brooklyn

Houston 100-102 San Antonio

Milwaukee 108-114 Cleveland

Memphis 109-112 Boston

LA Clippers 119-112 Denver

Sacramento 126 -121 Portland

https://www.youtube.com/watch?v=HmVGIeBvUew