Telegrafi

Golden State i shkakton edhe një humbje Atlantas (Video)

Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës që është e 47-ta.

Kësaj radhe viktima e “Luftëtarëve” ishin Atlanta Hawks, të cilët i mposhtën me rezultat 114-109.

Dy çerekët e parë i mjaftuan kampionit për të arritur një epërsi, të cilët nuk mundën ta shkrinin basketbollistët vendas.

Stephen Curry dhe Kevin Durant ishin të pandalshëm te Goldeni, ku secili shënoi nga 28 pikë ndërsa Nick Young realizoi 16 sosh.

Te Hawks, basketbollistët më efikas ishin Kent Bazemore që shënoi 29 pikë ndërsa dy më pak i shtoi Dennis Schroder.

Pas kësaj, Goldeni ka bilanc prej 47 fitoreve dhe 14 humbjeve ndërsa për Hawks kjo ishte humbja e 43 kundrejt 19 fitoreve.

Ndryshe, në takimin e radhës Warriors do të takohet me Brooklyn Nets ndërsa Atlanta me Phoenix Suns. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Orlando – Detroit 115:106 pas kohës shtesë

Philadelphia – Charlotte 110:99

Chicago – Dallas 108:100

Memphis – Denver 102:108

Milwaukee – Indiana 96:103

Washington – Toronto 95:102

Phoenix – Oklahoma 116:124

Los Angeles Clippers – New York 128:105

Utah – Minnesota 116:108