Mbrëmë janë luajtur dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni i NBA-s, Golden State Warriors ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon pas humbjen ndaj Houston Rockets.
“Luftëtarët” ishin më të mirë në parket kundër New Orleans Pelicans duke i mposhtur me rezultat 128-120.
Stephen Curry i mungoi vetëm edhe një asistim për të realizuar “double-double” pasi që realizoi 28 pikë.
https://youtu.be/wl1b8YMe6PA?t=5
Por, më së shumti pikë te Warriors shënoi Klay Thompson duke shënuar 33 sosh dhe ka pasur gjashtë kërcime.
Në anën tjetër, Anthony Davis dhe DeMarcus Cousins shkëlqyen në ndeshje, por kjo nuk e ndihmoi që t’i shmangen humbjes.
Davis realizoi “double-double” fantastik me 36 pikë dhe 16 kërcime gjersa të njëjtën gjë e bëri edhe Cousins duke shënuar pikë sa Anthony, por kishte dy kërcime më pak.
Ndryshe, Golden State ka bilanc prej një fitoreje dhe po aq humbjeve ndërsa ‘pelikanët’ kanë dy humbje në start të kampionatit të ri. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Charlotte – Atlanta 109:91
Indiana – Portland 96:114
Milwaukee – Cleveland 97:116
https://youtu.be/g5p6OL57ehY?t=2
Philadelphia – Boston 92:102
https://youtu.be/PkSkb3R28Mw?t=5
Washington – Detroit 115:111
Brooklyn – Orlando 126:1217
Minnesota – Utah 100:97
https://youtu.be/YyjGr2LmO_A?t=10
Dallas – Sacramento 88:93
https://youtu.be/KaO_F6t6JeQ?t=1
Phoenix – Los Angeles Lakers 130:132
https://youtu.be/KzxqWiLw3bQ?t=2