Telegrafi

Golden State me rikthim spektakolar, Toronto mposhtet në Portland

Golden State Warriors' Stephen Curry (30) drives past Sacramento Kings' Willie Cauley-Stein (00) during the first quarter of their NBA game at Golden 1 Center in Sacramento, Calif. on Friday, Dec. 14, 2018. (Jose Carlos Fajardo/Bay Area News Group)

Golden State Warriors kanë arritur që të rikthejnë rezultatin me seri 13-2 në tre minutat e fundit duke triumfuar në udhëtim te Sacramento Kings me rezultat 130-125.

Ekipi nga Bay Area ishte më i mirë në pjesë të caktuara të takimit duke pasur gjithmonë epërsinë, derisa rivalët vendas në çerekun e katërt filluan më mirë dhe kaluan në epërsi.

Një furi e madhe në tre minutat e fundit nga kampionët bëri që ata të dalin triumfues nga ky takim me Curryn që realizoi 35 pikë në këtë takim i ndihmuar nga Durant me 31 dhe Thompson me 27.

Në anën tjetër Toronto Raptors në mungesë të Lowryt u mposht përkundër prezencës së Kawhi Leonard i cili realizoi 28 pikë.

Damian Lillard me 24 pikë shkëlqeu në këtë takim me saktësi të lartë me 8 nga 10 gjuajtjet e realizuara, për të siguruar fitoren e madhe dhe për të ndalur serinë e kanadezëve me fitore me rezultat 128-122.

Oklahoma nuk i bëri ballë Denverit duke humbue me rezultat 98-109, ku madje pati përplasje mes lojtarëve, ku protagonist ishte Russell Westbrook dhe Jamal Murray.

Renditja në perëndim po bëhet gjithnjë e më interesante, ku Denveri mban vendin e parë me një humbje më pak se Golden State që është në vendin e dytë, ku pasohen nga Oklahoma, Clippers dhe Lakers, e të gjitha skuadrat deri në vendin e 14-të kanë një diferencë të vogël.

Në anën tjetër përkundër humbjes në lindje mban Toronto vendin e parë me Bucks që janë përcjellës serioz para Indianas dhe Bostonit.

/Telegrafi/