Site icon Telegrafi

Golden State pëson humbje të thellë kundër Bostonit

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur para shikuesve të vetë në Oracle Arena.

Kampionët u mposhtën thellë si vendas kundër skuadrës së Boston Celtics me rezultat 128:95.

Duket se mysafirët ishin në disponim të mirë ku gjatë gjithë kohës nuk e vënë në dyshim fitoren e tyre pasi në çdo periudhë ishin më të suksesshëm.

Basketbollisti më efikas ishte Stephen Curry me 23 pikë dhe Kevin Durant ka shtuar 18 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme.

Gordon Hayward ishte më i mirë në parket për keltët me 30 pikë gjersa Kyrie Irving shtoi 19 sosh.

Pas kësaj, Golden State vazhdon të mbetet lider i renditjes të Konferencës Perëndimore ndërsa Celtics renditet në vendin e pestë të Konferencës Lindore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Indiana 105:96 Chicago

https://youtu.be/cMJgzLZFM6Y?t=20

Philadelphia 114:106 Orlando

Memphis 120:111 Portland

https://youtu.be/CHcPiaNf-xY?t=19

Minnesota 131:120 Oklahoma

Toronto 95:107 Houston

Exit mobile version