Mbrëmë është luajtur ndeshja e vetme e finales së serisë së playoff në Konferencën Perëndimore.
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur para shikuesve të vetë kundër Houston Rockets.
Basketbollistët e kësaj të fundit arritën të triumfojnë me rezultat 95-92, në saje të mbrojtjes së fortë dhe efikasitetit në fazën e sulmit.
Në fakt, periudha e katërt ishte vendimtare për “raketat” pasi që arritën të përmbysin disavantazhin prej dhjetë pikëve dhe të barazojnë numrin e fitoreve, përkatësisht secila nga dy sosh.
James Harden ishte basketbollisti më efikas te ekipi fitues me 30 pikë, i cili u ndihmua edhe nga Chris Paul me 27 sosh.
Stephen Curry ishte më i miri te vendasit me28 pikë, një më pak e realizoi Kevin Durant, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës.
Theksojmë se skuadra që arrin katër fitore do të sigurojë një biletë për në finalen e madhe, ku çifti tjetër gjysmëfinalist përbëhet nga Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics.
Ndryshe, theksojmë se takimi i pestë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet të premten. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wAbnrdmESn0