Golden State Warriors ka realizuar fitoren e radhës ndaj New Orleans Pelicans në një ndeshje tejet të vështirë që përfundoi me rezultat 125-115.
Më i miri në këtë takim ishte Stephen Curry me 31 pikë, duke udhëhequr rikthimin e Golden State.
Ai u lëndua në fund të çerekut në nyje dhe pritet të mungojë si pasojë disa ndeshje.
Jrue Holiday u mundua për Pelicans, por Cousins nuk ishte në disponim e madje u përjashtua pas një përpasje me Kevin Durant.
https://www.youtube.com/watch?v=gwmXbK-7iz4
Rudy Gay, Lamarcus Aldridge dhe Pau Gasol regjistruan double double në duelin e vështirë që Spurs realizoi ndaj Pistons në shtëpi, duke mbajtur kështu ecurinë e fitoreve para publikut në AT&T Center.
Gay realizoi 12 pikë e 10 kërcime, Aldridge shënoi 17 pikë e 10 kërcime, kurse Gasol shtoi 15 pikë e 10 kërcime, kurse pikë dyshifrore realizuan plot shtatë lojtarë.
Te Detroiti i pandalshëm ishte Reggie Jackson me 27 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=tFXIWM_IgnM
Ndeshja interesante u zhvillua në TD Garden, ku Kyrie Irving me ekipin e tij arriti të ndalë Antetekoumpon i cili nuk shfaqi shenja se ka ndërmend të ndalet.
Antetekounmpo realizoi 40 pikë e nëntë kërcime në këtë takim, kurse u përcoll nga Bledsoe me 18 pikë.
Irving ishte kryesori megjithatë me 32 pikë në këtë takim, përcjellë nga 20 pikë të Horford e 17 nga rookie Jayson Tatum.
https://www.youtube.com/watch?v=MIUySajgR7c
Pas këtyre ndeshjeve është Houstoni që vazhdon kryesimin në Perëndim, kurse prapa janë Golden State dhe San Antonio.
Në Lindje sigurt po vazhdon të dominojë Bostoni, kurse ka prapa Clevelandin në vendin e dytë që mposhti Chicagon pa problem në udhëtim. /Telegrafi/